BallkanBallkan.Portal

Janë arrestuar 13 persona pas zjarrit në afërsi të një kampi emigrantësh në Samos

Gjithsej 13 persona janë arrestuar në ishullin grek Samos pas zjarrit i cili e rrezikoi një kamp me emigrantë, kumtoi sot policia lokale, vetëm disa ditë pas zjarrit shkatërrues në të cilin u dogj kampi më i madh në Evropë, Moria në ishullin Lezbos.

Athinë, 16 shtator 2020 (MIA) – Gjithsej 13 persona janë arrestuar në ishullin grek Samos pas zjarrit i cili e rrezikoi një kamp me emigrantë, kumtoi sot policia lokale, vetëm disa ditë pas zjarrit shkatërrues në të cilin u dogj kampi më i madh në Evropë, Moria në ishullin Lezbos.

“Jemi duke e hetuar involvimin e mundshëm të këtyre të dyshuarve në incident”, deklaroi një nëpunës policor nga Samosi, por nuk deshi ta saktësojë nacionalitetin e të dyshuarve.

Zjarri shpërtheu mbrëmë vonë në pjesën pyjore të Samosit, në afërsi të kampit për emigrantë, por zjarrfikësit nuk arritën ta venë nën kontroll.

Natën midis 8 dhe 9 shtatorit u dogj kami Moria në të cilin ishin vendosur 12.000 emigrantë. Policia i arrestoi gjashtë emigrantë. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close