0_Sport,PortalBotë

Izraeli sulmoi pozicionet e Xhihadit Islamik në Siri

Dy pjesëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik u vranë në një sulm të Izraelit mbi Damaskun, kumtoi sot grupi.

Gaza, 24 shkurt 2020 (MIA) – Dy pjesëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik u vranë në një sulm të Izraelit mbi Damaskun, kumtoi sot grupi.

Sulmi erdhi pak para mesnatës, kur aeroplanët izraelitë qëlluan mbi pozicionet e Xhihadit Islamik në Siri, pasi grupi u përplas me forcat izraelite rreth Rripit të Gazës.

Agjencia siriane e lajmeve Sana, duke iu referuar burimeve ushtarake, njoftoi se aeroplanët izraelitë hynë në hapësirën ajrore të Sirisë dhe qëlluan në zonat rreth Damaskut.

Sipas burimeve ushtarake, shumica e raketave u shkatërruan para se të godisnin objektivat e tyre. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close