0_Sport,PortalSport

Izmit Nura priti kryetarin e FFM-së, Muhamed Sejdini

Zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Izmit Nura ka pritur kryetarin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. Që të dy janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e sportit për më shumë suksese të reja

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Izmit Nura ka pritur kryetarin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. Që të dy janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e sportit për më shumë suksese të reja.

“Zhvillova një takim pune me kryetarin e Federatës së futbollit Muhamed Sejdini. Bashkëpunimi jonë është një garanci më shumë për suksese të reja për sportin në vend. Agjencia për Rini dhe Sport do jetë shembull ku nëpërmjet sportit do thyhen paragjykimet dhe ndarjet etnike, racore e fetare. Dje ka qenë dita fundit e afatit për aplikim për shfrytëzimin e Vauçerit, mjete që do ndihmojnë për një jetë sportive më cilësore. Lus klubet tona të aplikojnë. Mos i kufizo sfidat, sfidoji kufijtë”, shkruan mes tjerave Nura. fab/

Back to top button
Close
Close