0_Maqedoni.PortalKulturëKulturë.Portal

ITSHKSH për herë të dytë në raportin e shtetit amerikan

Departamenti për studime dhe hulumtime të Holokaustit në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, pati nderin të përmendet për herë të dytë në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan ku flitet për çështjet e Holokaustit në Maqedoninë e Veriut. Ky departament u konsiderua si një nga institucionet e veçanta të këtij lloji në rajon, e që u hap nga Instituti në mars të vitit 2019.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Departamenti për studime dhe hulumtime të Holokaustit në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, pati nderin të përmendet për herë të dytë në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan ku flitet për çështjet e Holokaustit në Maqedoninë e Veriut. Ky departament u konsiderua si një nga institucionet e veçanta të këtij lloji në rajon, e që u hap nga Instituti në mars të vitit 2019.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani ka shkruar në rrjete sociale se: “jam shumë mirënjohës që Departamenti i Shtetit Amerikan e njeh dhe e promovon përkushtimin dhe punën tonë”.

Ditë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin vjetor ndërkombëtar për liritë fetare në Maqedoninë e Veriut, e nënvizoi decidivisht edhe kontributin e ITSHKSH-së.

“Në mars, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhej në këtë raport. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close