Kultura.SlajderKulturëKulturë.PortalShoqëri

ITSHKSH dhe Universiteti “Fehmi Agani” nga Gjakova nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Një delegacion i Universitetit publik “Fehmi Agani” nga Gjakova në krye me rektorin – Prof. dr. Artan Nimani, dje e vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me ç’rast u shkëmbyen shumë përvoja  e njohuri, të cilat në të ardhmen pritet të shndërrohen në një agjendë të pasur mbi Memorandumin e bashkëpunimit që u nënshkrua nga të dyja palët.

Shkup, 5 dhjetor 2020 (MIA) – Një delegacion i Universitetit publik “Fehmi Agani” nga Gjakova në krye me rektorin – Prof. dr. Artan Nimani, dje e vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me ç’rast u shkëmbyen shumë përvoja  e njohuri, të cilat në të ardhmen pritet të shndërrohen në një agjendë të pasur mbi Memorandumin e bashkëpunimit që u nënshkrua nga të dyja palët.

Rektori Nimani, siç thuhet në kumtesën e ITSHKSH-së, e njoftoi nikoqirin e tij, Dr. Skender Asanin, se Universitetit  “Fehmi Agani” në Gjakovë është vazhdimësi e një tradite të pasur të arsimit të lartë në këtë qytet të Dukagjinit, i cili me vite ka përgatitur kuadro të cilët po mbajnë mbi shpatulla procesin edukativ, shoqëror e ekonomik në këtë pjesë të Kosovës dhe më gjerë.

Ky universitet, siç njoftoi rektori Nimani, ka tre fakultetet, disa programe studimore, dhe mbi tre mijë student, ndërkohë që profili i universitetit  është i  dizajnuar në bazë të kërkesës së të rinjve për t’u përfshirë në tregun e punës në Kosovë dhe jashtë saj.

“Kohëve të fundit po punohet në zgjerimin e programeve studimore, kurse si pirioritet i të ardhmes pritet të jetë përfshirja e edukimit dhe mësimit të Holokastit në kuadër të Universitetit  “Fehmi Agani” në Gjakovë”, nënvizoi rektori Nimani, me ç’rast u kërkua nga Dr. Skender Asani mbështetje logjistike, si në aspektin menaxherial ashtu edhe në atë shkencor, që kjo problematikë të ketë një trajtim sa më profesional.

Asani nga ana e tij premtoi se gjithë përvoja dhe dija e akumuluar në kuadër të ITSHKSH-së në Shkup do të jetë në shërbim të  Universitetit publik “Fehmi Agani” nga Gjakova, duke potencuar me këtë rast se institucionet në hapësirën shqiptare duhet të tejkalojnë kornizat e ngushta protokollare, por duhet praktikisht të ndërmarrin hapa konkretë në projektimin e ideve të cilat mund të jenë pjesë integrale e kurikulave si dhe departamenteve përkatëse shkencore-hulumtuese. Ai me këtë rast iu referua edhe Departamentit për Edukimin dhe studimin e holokaustit, i cili mund të shërbejë si një hallkë lidhëse në mes të dy institucioneve në ngritjen dhe avancimin e njohurive mbi holokaustin nga ana e të rinjëve.  Asani e përmendi edhe një doracak mbi Mësimnxënien mbi holokaustin, i përgatitur nga ITSHKSH, i cili tash më është në qarkullim në tri gjuhë – shqip, turqisht e serbisht dhe i njëjti në të ardhmen mund të jetë një bazë e mirë për zgjerimin përvojave e njohurive edhe për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

ITSHKSH dhe Universitetit publik “Fehmi Agani” nga Gjakova pritet që nga viti i ardhshëm të konkretizojnë një sërë aktivitetesh e idesh, duke shkëmbyer përvojën akademike dhe atë hulumtuese- shkencore në projektimin e një bashkëpunimi sa më substancial.

Në këtë takim, shtohet më tej në kumtesë, u tha se dyert e të dy institucioneve janë gjithmonë të hapur për shkencën dhe dijen, sepse vetëm kështu shoqëria shqiptare mund të jetë konkurruese në botën e gjerë të arritjeve dhe inovacioneve.shk/

 

Back to top button
Close
Close