EvropëEvropë.Portal

Italianët me antitrupa për Kovid-19 gjashtë herë më shumë se të infektuarit zyrtarisht

Pothuajse 1,5 milionë persona në Itali apo 2,5 për qind e popullatës kanë zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit të ri. Kjo është gjashtë herë më shumë nga të dhënat zyrtare, tregon hulumtimi i Institutit italian të Statistikës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. 

Romë, 4 gusht 2020 (MIA) – Pothuajse 1,5 milionë persona në Itali apo 2,5 për qind e popullatës kanë zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit të ri. Kjo është gjashtë herë më shumë nga të dhënat zyrtare, tregon hulumtimi i Institutit italian të Statistikës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga fillimi i epidemisë në Itali janë konfirmuar 248.229 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 35.126 raste të vdekjeve. Sipas hulumtimit, ekzistojnë dallime në nivel lokal për praninë e antitrupave. Në zonën veriore të Lombardisë, ku ishte vatra e epidemisë, 7,5 për qind e popullatës kanë antitrupa, ndërsa në zonën jugore të Sicilisë – vetëm 0,3 për qind e popullatës.

Hulumtimi gjithashtu tregon se pothuajse 30 për qind e njerëzve me antitrupa janë asimptomatikë, që tregon në rrezik për përhapjen e infektimit te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të vetëdijshëm se janë të infektuar.

Që në maj ishte publikuar një studim për antitrupat në vendin e ardhshëm seriozisht të prekur, Spanja, e cila zbuloi se vetëm 2,3 milionë njerëz (apo 5 për qind e njerëzve) kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Mbështetësit e teorisë për imunitet kolektiv konsiderojnë se nevojitet 60-70 për qind e njerëzve të sëmuren që të mundet komuniteti ta presë zinxhirin e infektimit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close