0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Italianët bojkotojnë produktet holandeze për konfliktin rreth planit të rimëkëmbjes së BE-së

Plani i BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë, i cili nga shumica shihet si një precedent për të ardhmen e Unionit, i ndau anëtarët e tij kur bëhet fjalë për solidaritetin e BE-së dhe parimet ekonomike dhe politike të BE-së, respektivisht nëse “ata që kanë kursyer”, të pasurit, duhet të financojnë për rimëkëmbjen e “atyre që kanë shpenzuar” .

BETA – Beograd

Plani i BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë, i cili nga shumica shihet si një precedent për të ardhmen e Unionit, i ndau anëtarët e tij kur bëhet fjalë për solidaritetin e BE-së dhe parimet ekonomike dhe politike të BE-së, respektivisht nëse “ata që kanë kursyer”, të pasurit, duhet të financojnë për rimëkëmbjen e “atyre që kanë shpenzuar”.

Një mosmarrëveshje serioze për thelbin e planit ka shpërthyer midis Italisë, një vend i prekur veçanërisht nga pandemia dhe Holandës si përfaqësues i rrymës “të atyre që kanë kursyer”. Shumica e italianëve, 58 për qind, vlerësojnë se produktet dhe shërbimet e “holandezëve egoistë” duhet të bojkotohen, tregojnë rezultatet e sondazhit të Komisionit Evropian përpara fondit të propozuar të Komisionit Evropian për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shëndetit të BE-së nga efektet shkatërruese të epidemisë me koronavirusin.

Ndërsa disa mbështesin propozimin franko-gjerman për të rimëkëmbjen e vendeve më të rrezikuara – në mënyrë të veçantë Italinë dhe Spanjën – për të marrë pjesën më të madhe të 500 miliardë eurove, të mjeteve pothuajse të pakthyeshme – “si dhuratë”.

Përballë janë grupi i “kursimtarëve” të pasur, anëtarë të BE-së – Hollanda, Danimarka, Austria dhe Suedia – të cilët kërkojnë që ndihma të jetë përmes kredive të favorshme, por të kushtëzuara nga reformat strukturore dhe shpenzimin e asaj që do të fitojnë.

“Shpenzuesit”, siç i përshkruajnë “kursimtarët” “, theksojnë se veçanërisht spanjollët dhe italianët ishin të papërgjegjshëm në shpenzimin e buxhetit dhe parave të shtetit, kështu që ata ranë në katastrofë ekonomike dhe sociale dhe epidemia e tmerrshme e koronavirusit i goditi shumë më rëndë dhe i shkatërroi ekonomitë e dhe sistemin e tyre shëndetësor në krahasim me disa anëtarë të tjerë të BE-së.

Gazeta austriake “Prese” konsideron se nuk është një argumenti i mirë që anëtarët e pasur të BE-së që kanë teprica të mëdha në eksporte krahasuar me pjesën tjetër të Unionit dhe veçanërisht me “shpenzuesit”, duhet të kthejnë atyre një pjesë të fitimeve të tyre dhe këtë e krahasojnë me logjikën e presidentit Tramp dhe fillimin i një “lufte tregtare” me vendet që, si BE-ja dhe Kina, më shumë eksportojnë sesa importojnë nga Shtetet e Bashkuara.

Gazeta italiane “Stampa” paralajmëron se kjo është “verbëri” dhe jo “kursim” dhe thotë se i gjithë Unioni do të bjerë në një krizë mbijetese nëse shumë anëtarë të eurozonës lejohen thjesht të dështojnë.

Analistët e BE-së gjithashtu janë të ndarë në lidhje me interesat, duke thënë se nëse ekonomitë dështojnë, sistemet shëndetësore dhe trazirat e mëdha politike do të bënin që Unioni të mos ekzistojë ashtu siç është.

Është e qartë se edhe për “kursimtarët”, tregjet e dështuara të eksportit, numri i madh i tëpapunëve, edhe për anëtarët e pasur të BE-së dhe për ata që janë më pak të pasur, do të bëheshin pre e sirenave

jodemokratike, populiste, autoritare që ofrojnë “zgjidhje të lehta”, të cilat kujtojnë rrezikshëm të kaluarën e Evropës.

Mediat, analistët dhe politikanët e e BE-së , e vlerësuan këtë madje si një “kthesë historike” në politikën e deritanishme të kufizuar të Gjermanisë drejt së ardhmes së Unionit, pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Manuel Makron, mbrojtës i madh i solidaritetit, forcimit të unitetit dhe rolit i fashitur global të Unionit, ka dalë me një propozim për një Fond të përbashkët për rikuperimin nga epidemia në të gjithë Bashkimin Evropian, për të marrë hua dhe për të shlyer 500 miliardë euro.

Sipas propozimit gjermano-francez ndihma është për dy vjet “me një vlerësim të plotë se cilat rajone dhe sektorë kanë nevojë për ato fonde”.

Paratë mund të përdoren për rritjen ekonomike në shumë sektorë të dobishëm për kërkime dhe inovacion, shëndetësi, ekonominë e gjelbër dhe dixhitalizimin, i cili është pjesë e një plani të madh strategjik për ndërtimin e BE-së si një konkurrent të barabartë me fuqitë botërore Amerikën dhe Kinën.

Berlini dhe Parisi thonë se Plani i Rimëkëmbjes duhet të “lidhet me respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat themelore” dhe të dërgojë një mesazh për “sovranistët”, anëtarët e BE-së nga lindja , të cilët nuk janë të kënaqur me planin sepse kanë frikë se ai do të kishte pasoja të rënda, për të drejtat e tyre të mëparshme për të tërhequr shuma të mëdha nga fondet strukturore dhe kohezive të Unionit.

E përditshmja gjermane “Shpiegel” konkludon se propozimi i përbashkët i Gjermanisë me Francën për fondin e rimëkëmbjes së BE-së “ka ndërmarrë një hap historik për Unionin dhe ka dërguar një sinjal të fortë solidariteti midis të pasurve dhe më të dobëtve”.

Таг
Back to top button
Close
Close