EvropëEvropë.Portal

Italia vendosi testim të obligueshëm për udhëtarët nga Parisi

Italia prej nesër vendos testim të obliguar për Kovid-19 për njerëz të cilët vijnë nga Parisi dhe disa rajone tjera të Francës, deklaroi sot ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranca.

Romë, 21 shtator 2020 (MIA) – Italia prej nesër vendos testim të obliguar për Kovid-19 për njerëz të cilët vijnë nga Parisi dhe disa rajone tjera të Francës, deklaroi sot ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranca.

“Të dhënat evropiane janë shqetësuese, Italia është më e mirë se vendet tjera, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shkruar Speranca në murin e tij në Tuiter.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë, testimin i ri do të fillojë nesër.

Autoritetet franceze dje regjistruan 10.569 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, diçka më pak se dita paraprake kur u regjistrua numër rekord prej 13.498 persona të infektuar të ri. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close