EvropëEvropë.Portal

Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Qeveria italiane shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Romë, 31 janar 2020 (MIA) – Qeveria italiane shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Deputetët e morën vendimin pasi u konfirmuan dy rastet e para të infeksionit me koronavirus në Itali.

Kryeministri Xhuzepe Konte njoftoi mbrëmë se dy turistë kinezë që qëndrojnë në Itali janë infektuar nga virusi, duke shtuar se qeveria kishte vendosur të ndërpret komunikacionin ajror me Kinën.

Aviacioni Civil Italian kumtoi sot se me kërkesë të shërbimeve shëndetësore të gjitha fluturimet në mes Kinës dhe Italisë janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close