EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Italia as pas 15 qershorit nuk do t’i hapë kufijtë për vendet jashtë BE-së

As pas 15 qershorit Italia nuk do të lejojë të huajt nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së të hyjnë në vend, paralajmëroi sot shefi i diplomacisë italiane Luixhi di Majo.

Romë, 5 qershor 2020 (MIA) – As pas 15 qershorit Italia nuk do të lejojë të huajt nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së të hyjnë në vend, paralajmëroi sot shefi i diplomacisë italiane Luixhi di Majo.

“Obligimi ynë është ta mbrojmë jetën dhe shëndetin e popullit tonë”, tha Di Majo në intervistë për televizionin “Rete4”.

Ai theksoi se, njëherësh, Italia angazhohet që liria e udhëtimit në Evropë të fillojë nga 15 qershori.

“Franca dhe Gjermania më kanë premtuar se liria e udhëtimit për qytetarët evropianë do të garantohet nga 15 qershori”, tha Di Majo, i cili para dy ditësh përmes telefonit ka biseduar me homologun Zhan-Iv le Drian.

Shefi i diplomacisë italiane sot do të jetë në Berlin, siç është paralajmëruar, ku do të takohet me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Mas.

Di Majo shfaqi shpresë se Italia do të mund ta bindë Austrinë për t’i hapur kufijtë për vendin e tij.

“Austria nuk është e brengosur për Italinë por vetëm për rajone të caktuara. Ne me fakte do të luftojmë kundër kësaj brenge”, tha ai.

Qeveria austriake dje i hapi kufijtë dhe nga mesnata i hoqi masat e karantinës për të gjithë fqinjët, përveç për Italinë. shk/

 

Back to top button
Close
Close