EvropëEvropë.Portal

ISIS e ndërmori përgjegjësinë për sulmin në Londër

Organizata Shteti Islamik kumtoi se sulmuesi, i cili mbrëmë therri me thikë kalimtarë të rastësishëm në Strithem, në pjesën jugore të Londrës, është një nga luftëtarët e saj.

Londër, 3 shkurt 2020 (MIA) – Organizata Shteti Islamik kumtoi se sulmuesi, i cili mbrëmë therri me thikë kalimtarë të rastësishëm në Strithem, në pjesën jugore të Londrës, është një nga luftëtarët e saj.

“Sulmuesi në rajonin e Strithem, Londrën jugore, është luftëtar i ISIS-it dhe e ka kryer sulmin si përgjigje të thirrjes për sulm ndaj shtetasve të vendeve që i takojnë koalicionit global që lufton kundër ISIS”, theksohet  në kumtesën e organizatës terroriste, të publikuar në rrjetin social Telegram.

Burri, i cili ka veshur “pajisje të rreme shpërthese” dhe u qëllua për vdekje nga policia e Londrës pasi dje goditi me thikë dy persona, muajin e kaluar u lirua nga burgu. Ai po vuante dënimin me burg për shpërndarjen e materialeve terroriste, njoftojnë mediat britanike. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close