0_Maqedoni.PortalEkonomi

ISHT e mbylli Luna parkun në bul. “Boris Trajkovski”, funksionimi i parqeve të tilla aktualisht është i ndaluar

Luna parku udhëtues, i vendosur në udhëkryqin në bul. "Boris Trajkovski" dhe bul. "Serbia" në Kisella Vodë është i mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Luna parku udhëtues, i vendosur në udhëkryqin në bul. “Boris Trajkovski” dhe bul. “Serbia” në Kisella Vodë është i mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, në konferencën e sotme për shtyp, në përgjigjen e një pyetjeje, tha se parku argëtues është i mbyllur nga ata, pasi është e ndaluar që parqe të tilla zbavitëse të punojnë tani.

“Luna parku ka leje por është e ndaluar tani puna e luna parqeve. I njëjti është mbyllur të premten ose të shtunën, ndërsa ata thanë se nuk e kanë ditur se nuk mund të punojnë”, tha Paunovski. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close