0_Maqedoni.PortalEkonomi

ISHP ka marrë 2300 ankesa nga qytetarët, 847 janë për mosrespektim të masave për mbrojtje

Në periudhën nga 11 marsi deri më 28 maj të këtij viti, Inspektorati Shtetëror i Punës regjistroi 2.300 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 847 për mosrespektim të masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Denoncimet e tjera, siç tha drejtori Alajdin Havziu, ishin për të marrë informacione.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Në periudhën nga 11 marsi deri më 28 maj të këtij viti, Inspektorati Shtetëror i Punës regjistroi 2.300 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 847 për mosrespektim të masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Denoncimet e tjera, siç tha drejtori Alajdin Havziu, ishin për të marrë informacione.

“Në këtë pjesë, vetëm një numër i vogël i denoncimeve kanë të bëjnë me kushtet e punës brenda. Shumica janë për ligjin e marrëdhënieve të punës. Përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Punës në këto konfeksione, të cilat tani janë theksuar me probleme dhe ishin të pranishëm edhe në konfeksione të tjera gjatë gjithë kohës, kanë sugjeruar respektimin e masave dhe protokolleve të Qeverisë, punëdhënësit i kanë zbatuar me sukses dhe mbi këtë bazë nuk kemi asnjë ankesë”, tha Havziu.

Ai apeloi të vazhdohet me respektimin e masave të rekomanduara për mbrojtje, sepse kanë dhënë efekte. Paralajmëroi se inspektorë nga ISHP edhe tutje do të jenë të pranishëm në terren të kontrollojnë nëse respektohen masat. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close