BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Ish-presidentët amerikanë e dënuan diskriminimin racor në SHBA

- Ish presidentët amerikanë Xhimi Karter, Xhorxh V.Bush, Barak Obama dhe Bill Klinton përmes kumtesave e dënuan diskriminimin racor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uashington, 4 qershor 2020 (MIA) – Ish presidentët amerikanë Xhimi Karter, Xhorxh V.Bush, Barak Obama dhe Bill Klinton përmes kumtesave e dënuan diskriminimin racor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, presidenti aktual Donald Tramp disa herë e dënoi vrasjen e afroamerikanit Xhorxh Fllojd, por kundërshtarët e kritikojnë sepse nuk ka folur për racizmin në SHBA.

Ish presidenti Xhimi Karter porositi se nevojitet që të bëhet më shumë që të zgjidhet problemi me sistemin policor dhe gjyqësor i cili bën diskriminim sipas racës.

Karter, i cili ishte president prej vitit 1977 deri në vitin 1981, i dënoi “dallimet e pamoralshme ekonomike ndërmjet të bardhëve dhe të zinjve”.

“Ne jemi përgjegjës për krijimin e botës së paqes dhe barazisë për vete dhe për gjeneratat e ardhshme”, tha Karter.

Presidenti republikan Xhorxh V. Bush gjithashtu përmes një kumtese foli për racizmin kundër zezakëve në SHBA.

“Ajo që një numër i madh i afroamerikanëve, veçanërisht afroamerikanë të rinj, janë maltretuar dhe vuajnë nga kërcënimet është mossukses tragjik”, porositi Bushi.

Demokrati Barak Obama, ish presidenti i vetëm afroamerikan, foli para publikut disa herë pas vdekjes së Fllojdit.

Ai tha se protestat përfaqësojnë “frustrim real dhe legjitim për shkak të reformave disavjeçare dhe të pasuksesshme në praktikën policore dhe përbërjen më të gjerë ndëshkuese-përmirësuese”.

“Mbështetja e gjerë për protestat është shenjë e shpresës se ekziston vullnet për ndryshim”, tha Obama në shkrimin e publikuar të hënën në platformën onlajn Medium.

Demokrati Bill Klinton e quajti vdekjen e Fllojdit “të fundit në vargun e tragjedive dhe padrejtësive dhe përkujtim të dhimbshëm se raca e askujt ende përcakton se si dikush do të sillet drejtë tij në secilin aspekt të jetës amerikane”. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close