EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ish mbreti i Spanjës e ka braktisur shtetin për shkak akuzave për korrupsion

Ish-mbreti i Spanjës Huan Karlos i parë e  ka njoftuar djalin e tij, mbretin Felipe i gjashtë se ai do të largohet nga vendi dhe do të jetojë në një vend tjetër, pas akuzave për korrupsion të shfaqura në javët e fundit.

Madrid, 4 gusht 2020 (MIA) – Ish-mbreti i Spanjës Huan Karlos i parë e  ka njoftuar djalin e tij, mbretin Felipe i gjashtë se ai do të largohet nga vendi dhe do të jetojë në një vend tjetër, pas akuzave për korrupsion të shfaqura në javët e fundit.

“Frymëzuar nga dëshira për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit të Spanjës, institucioneve të saj dhe juve si mbret, unë ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën në këtë moment,” shkroi Huan Karlos në një letër drejtuar djalit të tij.

Mbreti Felipe VI falënderoi babain për vendimin dhe tregoi “rëndësinë historike” që qeverisja e Huan Karlos kishte për demokracinë në Spanjë pas diktaturës fashiste të Francisko Franko.

Ish mbreti i Spanjës nuk ka potencuar se në cilin vend do të zhvendoset.

Gjykata Supreme Spanjolle hapi një hetim në qershor për përfshirjen e Huan Kralosit në një marrëveshje hekurudhore me Arabinë Saudite pasi një gazetë zvicerane raportoi se ish-mbreti spanjoll kishte marrë 100 milion dollarë nga mbreti i ndjerë Saudit Abdullah.

Karlos atëherë dyshohet se transferoi pjesën më të madhe të parave tek një ish-mik, dhe hetuesit besojnë se mund të ketë qenë një përpjekje për të fshehur paratë nga autoritetet kompetente.

Huan Karlos (82) ka merita për ndihmën e Spanjës ta kthej qetë demokracinë në vend, pas vdekjes të diktatorit Francisko Franko në vitin 1975.

Megjithatë, i rrethuar nga skandale në vitet e fundit të udhëheqjes të tij, Huan Karlos abdikoi në favor të djalit të tij në vitin 2014, duke humbur imunitetin e garantuar nga kushtetuta e shtetit. sn/

Back to top button
Close
Close