BotëBotë.Portal

Ish këshilltarja e Pens pohoi se Tramp aspak nuk është kujdesur për pandeminë

Ish këshilltarja  Olivija Troj e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens,  e ka kritikuar  përgjigjen e Trampit  për pandeminë dhe  tha se planifikon të votojë për Xho Bajden.

Uashington, 18 shtator 2020 (MIA) – Ish këshilltarja  Olivija Troj e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens,  e ka kritikuar  përgjigjen e Trampit  për pandeminë dhe  tha se planifikon të votojë për Xho Bajden.

Republikania Olivia Troj ishte  koordinatore kryesore e aktiviteteve të shtabit të krizave për zbulim të pandemisë së koronavirusit, të udhëhequr nga Pens, ndërsa Shtëpinë e bardhë e braktisi në korrik.

Në video ë publikuar nga grupi “Votues republikan kundër Trampit”, Troj thotë se administrata e presidentit amerikan kah mesi i shkurtit  tashmë e ka ditur se Kovid-19 do të bëhet  pandemi e madhe në SHBA, dhe se Tramp nuk ka dashur të dëgjojë për atë, sepse  brengë më të madhe  i ka pasur zgjedhjet dhe si do të ndikojë situata e tillë në reputacionin e tij te votuesit.

“E vërtetë është se ai me të vërtetë nuk është kujdesur për askënd përveç për veten”, tha ajo në video.

“Nëse presidenti me seriozitet e ka kuptuar virusin…do ta parandalonte përhapjen, do të shpëtonte jetë”, shton Troj.

Tramp deklaroi se asnjëherë nuk e ka njoftuar  Olivija Troj dhe se ajo ka shkruajtur “letër të bukur” pas braktisjes së Shtëpisë së bardhë,  në të cilën e lavdëron administratën. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close