
Bruksel, 9 korrik 2020 (MIA) – Vendet anëtare të Eurozonës, pas dy rretheve të votimit, kanë zgjedhur kandidatin irlandez Paskal Donahju për të zëvendësuar portugezin, Mario Senteno në postin kryetar i Eurogrupit.
Senteno e konfirmoi mbrëmë informacionin në llogarinë e tij në Tuiter.
Nëntëmbëdhjetë ministra të Financave të Eurozonës votuan sot në dy rrethe për tre kandidatët: irlandezin Donahju, spanjollen Nadia Kalvino dhe Pjer Gramenja nga Luksemburgu.
Pasi Gramenja hoqi dorë pas rrethjit të parë, shumica e votave shkuan në Donahju, me gjithë mbështetjen që kishte Kalvino nga Franca dhe Gjermania.
Donahju ulet në karrige në kohë të krizës së thellë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit. bs/bsh/