EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Irlanda e anuloi hapjen e bareve për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar

Republika e Irlandës e ka shtyrë hapjen e bareve dhe klubeve të natës për tre javë, deri më 10 gusht, sepse ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të personave të infektuar me Kovid-19 në mesin e të rinjve, deklaroi kryeministri irlandez Mikel Martin.

Dublin, 16 korrik 2020 (MIA) – Republika e Irlandës e ka shtyrë hapjen e bareve dhe klubeve të natës për tre javë, deri më 10 gusht, sepse ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të personave të infektuar me Kovid-19 në mesin e të rinjve, deklaroi kryeministri irlandez Mikel Martin.

Irlanda më 20 korrik duhej të hynte në fazën e katërt, të fundit të masave kufizuese  – hapjen e bareve dhe klubeve të natës dhe lejimin e tubimeve deri në 100 njerëz në ambiente të mbyllura.

Martin shtoi se edhe Qeveria do të urdhërojë mbajtjen e maskës ​​në të gjitha dyqanet, si dhe se mbetet në fuqi rekomandimi për të mos udhëtuar jashtë vendit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close