BotëBotë.Portal

Irani paralajmëroi gjeneratë të re të centrifugave

Irani do të zhvillojë gjeneratë të re të centrifugave për pasurim të uraniumit, paralajmëroi zëvendës-drejtori i agjencisë bërthamore iraniane Ali Ashgar Zorean.

Dubai, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Irani do të zhvillojë gjeneratë të re të centrifugave për pasurim të uraniumit, paralajmëroi zëvendës-drejtori i agjencisë bërthamore iraniane Ali Ashgar Zorean.

“Në një të ardhme të afërt do ta prezantojmë gjeneratën e re të centrifugave nga prodhimtaria vendore”, theksoi Zaraen, pa komunikuar më shumë hollësi.

Teherani zyrtar në shtator kumtoi se ka filluar të zhvillojë centrifuga, me qëllim që ta përshpejtojë pasurimin e uraniumit në kuadër të këmbënguljes që ta ulë respektimin e detyrimeve ndaj marrëveshjes bërthamore me gjashtë fuqitë botërore të arritura në vitin 2015. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close