BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani: Nuk kemi tentuar të fshehim faktet

Qeveria iraniane sot i ka hedhur poshtë akuzat se ka tentuar të fsheh faktin se Ushtria rastësisht e ka rrëzuar avionin ukrainas në afërsi të Teheranit ku jetën humbën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Teheran 13 janar 2020 (MIA) – Qeveria iraniane sot i ka hedhur poshtë akuzat se ka tentuar të fsheh faktin se Ushtria rastësisht e ka rrëzuar avionin ukrainas në afërsi të Teheranit ku jetën humbën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabii ka thënë në pres- konferencë se “ky nuk është rast” dhe se qeveria të premten ka qenë e njoftuar se është rrëzuar “Boingu 737-800”, transmeton Si-En-En.

“Mund me siguri të them se presidenti (Hasan Rohani) si shef i Këshillit Suprem për siguri nacionale nuk e ka ditur për këtë deri të premten pasdite”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë iraniane.

Irani të shtunën ka publikuar se armata e atij vendi “pa qëllim e ka rrëzuar” avionin ukrainas me shpjegimin se bëhet fjalë për gabim njerëzor. Në komunikatën e ushtrisë amerikane thuhet se me gabim është vlerësuar se avioni është “cak armiqësor” pasi fluturakja ka kthyer në “qendrën e ndjeshme ushtarake” të Gardës revolucionare. fab/

 

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close