BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani lëshoi urdhërarrest për Trampin

- Irani ka lëshuar urdhërarrest për presidentin amerikan Donald Tramp edhe për 30 persona tjerë, për shkak të dyshimit  se janë të përzier  në sulmin  me fluturake pa pilot në Bagdad, në janar të këtij viti,  me ç'rast ishte  vrarë gjenerali iranian Kasim Sulejmani.

Teheran, 29 qershor 2020 (MIA) – Irani ka lëshuar urdhërarrest për presidentin amerikan Donald Tramp edhe për 30 persona tjerë, për shkak të dyshimit  se janë të përzier  në sulmin  me fluturake pa pilot në Bagdad, në janar të këtij viti,  me ç’rast ishte  vrarë gjenerali iranian Kasim Sulejmani.

Irani, gjithashtu kërkoi ndihmë edhe nga Interpoli për arrestimin e të dyshuarve, por mediat vlerësojnë  se është pak e besueshme  që organizata ndërkombëtare  për polici  kriminalistike ta pranojë kërkesën e Teheranit.

Prokurori Ali Alkasimer  theksoi se  personat e përmendur  dyshohen për përzierje  në sulmin e kryer më 3 janar,  në të cilin është vrarë gjenerali Sulejmani, ndërsa  janë akuzuar për vrasje dhe terrorizëm, publikoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Alkasimer nuk i zbuloi emrat e të dyshuarve tjerë,  por theksoi se  Irani do të vazhdojë  në mënyrë gjyqësore ta ndjek Trampin edhe pasiqë t’i mbarojë  mandati presidencial. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close