BotëBotë.Portal

Irani Kievit do t’ia dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit

Irani në Ukrainë do t'i dërgojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas i cili gabimisht ishte rrëzuar në fillim të muajit, lajmëroi sot agjencia e lajmeve Tasnim.

Teheran, 18 janar 2020 (MIA) – Irani në Ukrainë do t’i dërgojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas i cili gabimisht ishte rrëzuar në fillim të muajit, lajmëroi sot agjencia e lajmeve Tasnim.

Autoritetet iraniane gjithashtu janë të gatshëm që ekspertë të Francës, Kanadasë dhe SHBA-së t’i kontrollojnë të dhënat në kutitë e zeza, lajmëroi agjencia.

Në rrëzimin e aeroplanit më 8 janar humbën jetën të gjithë 176 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të cilët ndodheshin në të.

“Me ndihmën e njohurisë profesionale të Francës, Kanadasë dhe SHBA-së, do të përpiqemi të dhënat e kutive të zeza t’i analizojmë në Kiev”, deklaroi Hasan Rezaifar, kompetent për hetimin iranian.

“Nëse kjo përpjekje nuk ka sukses, atëherë kutitë e zeza do të dërgohen në Francë”, shtoi ai.

Таг
Back to top button
Close
Close