0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani iu përgjigj Amerikës me sulm në bazat në Irak, vriten së paku 80 persona

Irani gjuajti raketa balistike në dy baza në Irak me ushtarë amerikanë, ndërsa garda revolucionare iraniane, e cila e ndërmori përgjegjësinë për sulmin, theksoi se sulmet mbi bazat janë "hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësitit Kuds, Kasim Sulejmani".

Bagdad, 8 janar 2020 (MIA) – Irani gjuajti raketa balistike në dy baza në Irak me ushtarë amerikanë, ndërsa garda revolucionare iraniane, e cila e ndërmori përgjegjësinë për sulmin, theksoi se sulmet mbi bazat janë “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësitit Kuds, Kasim Sulejmani”.

Televizioni shtetëror iranian publikoi se në sulmet mbi dy bazat në Irak, Irbil dhe Ajs el Asad, janë vrarë të paktën 80 “terroristë amerikanë”.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif theksoi se Irani ka ndërmarrë masa proporcionale në vetëmbrojtje në pajtim me nenin 51 të Kartës së KB-së dhe në bazë të asaj se prej ku është kryer “sulmi qyqar” kundër shtetasve iranianë.

“Nuk dëshirojmë eskalim ose luftë, por do të mbrohemi nga agresioni”, shkroi Zarif në Tuiter.

Para se të kumtohen të dhënat për viktima eventualë, me deklaratë doli edhe presidenti amerikan Donald Tramp i cili shkroi në Tuiter se raketat janë lansuar nga Irani në dy baza ushtarake në Irak.

“Në vijim është vlerësimi i dëmeve dhe viktimave. Tani për tani gjithçka është mirë. E kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë”, shkroi paraprakisht Tramp dhe paralajmëroi fjalim shumë shpejtë.

Irani, siç theksoi Bi-Bi-Si, kumtoi se sulmi është hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Sulejmani.

“Tani kur e kuptuan fuqinë tonë është koha SHBA-ja t’i tërheqë forcat e veta nga Lindja e Afërt”, tha shefi i Shtatmadhërisë së ushtrisë iraniane, Mohamed Bakeri. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close