BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani i gatshëm për negociata nëse Uashingtoni kërkon falje

Irani mund t'i vazhdon negociatat me SHBA-në nëse Uashingtoni kërkon falje për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore në viti 2015 dhe nëse e kompenson dëmin e shkaktuar Teheranit, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani.

Teheran, 24 qershor 2020 (MIA) – Irani mund t’i vazhdon negociatat me SHBA-në nëse Uashingtoni kërkon falje për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore në viti 2015 dhe nëse e kompenson dëmin e shkaktuar Teheranit, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani.

Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Tramp tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Ai më pas shpjegoi se nuk e kishte parandaluar mjaftueshëm programin e raketave të Iranit dhe ndikimin rajonal.

Në fillim të qershorit, Trampi e përsëriti thirrjen e Uashingtonit për marrëveshje të re me Teheranin që do të vendos kontrolle më të rrepta në programin bërthamor të Iranit, të pezullojë programin e tij të raketave balistike dhe t’i japë fund dekadave të luftës rajonale në vendet e huaja.

“Ne nuk kemi asgjë kundër bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse Uashingtoni i përmbush detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, të kërkojë falje dhe kompensojë Teheranin për tërheqjen nga marrëveshja e 2015”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

“Por, ne e dimë se këto thirrje për negociata me Teheranin janë fjalë të zbrazëta dhe gënjeshtra”, shtoi ai. sn/

Back to top button
Close
Close