BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani harton “buxhet të rezistencës” në vlerë prej 39 miliardë dollarëve

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka prezantuar para parlamentit atë që e ka quajtur "buxhet për t’i rezistuar sanksioneve" dhe ka sugjeruar se një kredi e mundshme multimiliardëshe nga Rusia do të ishte burimi kyç i të ardhurave.

Teheran, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti iranian, Hasan Rohani ka prezantuar para parlamentit atë që e ka quajtur “buxhet për t’i rezistuar sanksioneve” dhe ka sugjeruar se një kredi e mundshme multimiliardëshe nga Rusia do të ishte burimi kyç i të ardhurave.

Draft-buxheti që sipas vitit Persik fillon në mars të vitit 2020 vjen pas presionit në rritje nga sanksionet e SHBA-së dhe iranianët ende po rimëkëmben nga trazirat vdekjeprurëse të muajit të kaluar, që u shkaktuan pas racionimit të naftës dhe uljes së subvencioneve.

Rohani tha se buxheti që ka propozuar reflekton “varësin më të vogël të mundshme nga nafta”.

“Vitin e ardhshëm, ngjashëm si këtë vit, buxheti jonë do të jetë buxhet i rezistencës dhe ngadhënjimit ndaj sanksione”, u tha deputetëve Rohani.

“Ky buxhet e njofton botën se pavarësisht sanksioneve ne do ta menaxhojmë vendin, posaçërisht naftën”, tha ai.

Ekonomia e Iranit po përballet me sanksionet e ashpra amerikane, që prej se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet.

Buxheti i propozuar nga Rohani kap shifrën e 40 miliardë dollarëve apo 20 për qind më i lartë sesa buxheti i këtij viti. mb/

Back to top button
Close
Close