BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani e hodhi poshtë idenë për marrëveshje të re bërthamore të përgatitur nga Trampi

- Presidenti iranian Hasan Rohani sot e hodhi poshtë propozimin për "marrëveshje të re të përgatitur nga Trampi" e cila do të ketë për qëllim që ta zgjidhë kontestin bërthamor, duke deklaruar se ajo është ofertë "e çuditshme", gjatë kësaj duke kritikuar presidentin amerikan se gjithmonë i shkel premtimet.

Teheran, 15 janar 2020 (MIA) – Presidenti iranian Hasan Rohani sot e hodhi poshtë propozimin për “marrëveshje të re të përgatitur nga Trampi” e cila do të ketë për qëllim që ta zgjidhë kontestin bërthamor, duke deklaruar se ajo është ofertë “e çuditshme”, gjatë kësaj duke kritikuar presidentin amerikan se gjithmonë i shkel premtimet.

Në fjalimin që ishte transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin iranian, Rohani i bëri thirrje Uashingtonit që të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, prej ku u tërhoq në vitin 2018.

“Nuk e di se si mendon ai zotëri kryeministër në Londër (Boris Xhonson). Ai thotë që marrëveshjen bërthamore ta lëmë në një anë dhe të fillojmë të re, sipas planit të Trampit”, tha  Rohani.

“Nëse ndërmerrni hap të gabuar, ai do të jetë në dëm tuajin. Zgjidhni rrugën e duhur. Rruga e vërtetë është kthimi i marrëveshjes bërthamore”, theksoi presidenti iranian.

Kryeministri britanik Boris Xhonson, i cili e lavdëroi zotësinë e Trampit që të lidhë marrëveshje, dje i bëri thirrje presidentit amerikan që ta zëvendësojë marrëveshjen bërthamore iraniane me fuqitë e mëdha të vitit 2015 me marrëveshje të re të tij, që të mundet të sigurohet se Teherani nuk do të arrijë marrëveshje bërthamore. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close