BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani do të përpiqet t’i analizojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas

 Irani do të përpiqet t'i analizojë kutitë e zeza nga aeroplani i rrëzuar ukrainas, publikoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA, me çfarë i përgënjeshtroi raportet paraprake se ato do të dërgohen në Ukrainë për analizë.  

Teheran, 19 janar 2020 (MIA) – Irani do të përpiqet t’i analizojë kutitë e zeza nga aeroplani i rrëzuar ukrainas, publikoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA, me çfarë i përgënjeshtroi raportet paraprake se ato do të dërgohen në Ukrainë për analizë.

“Ne përpiqemi t’i analizojmë kutitë e zeza këtu në Iran. Opsionet e tjera i përfshijnë Ukrainën dhe Francën, por vendimi për dërgimin e tyre në një vend tjetër ende nuk është marrë”, deklaroi për IRNA-n përfaqësuesi zyrtar i Aviacionit Civil Hasan Razaifer.

Agjencia e lajmeve Tasnim dje lajmëroi se Irani në Ukrainë do t’i dërgojë kutitë e zeza e aeroplanit ukrainas i cili gabimisht u rrëzua më 8 janar.

Gjatë rrëzimit të aeroplanit humbën jetën 176 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit të cilët ishin në të.

Таг
Back to top button
Close
Close