BotëBotë.Portal

Irani do t’ia dorëzojë Kievit video-incizimet e aeroplanit të rrëzuar

Përfaqësuesi i Iranit do të udhëtojë për në Ukrainë me rastin e hetimit për aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Teheranit javën e kaluar, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Vadim Prishteko.

Kiev, 17 janar 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i Iranit do të udhëtojë për në Ukrainë me rastin e hetimit për aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Teheranit javën e kaluar, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Vadim Prishteko.

“Irani është i gatshëm që të dorëzojë të dhënat e video-incizimeve nga fluturimi pasi i shqyrtoi bashkërisht me ekipin e përbërë nga ekspert prej Iranit, Kanadasë dhe Ukrainës”, u shpreh Pishteko.

Aeroplani u qëllua me raketë më 8 janar, menjëherë pas ngritjes së aeroplanit nga aeroporti në Teheran drejt Kievit.

Irani të shtunën pranoi se pas gabimisht ka rrëzuar aeroplanin, me ç’rast humbën jetën 176 persona. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close