BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani dhe Siria duhet të paguajnë dëmshpërblim për viktimat amerikane në Izrael

Gjykatësi Rendolf D. Mos në Gjykatën e Qarkut në qarkun e Kolumbisë vendosi se amerikanët e lënduar apo të vrarë gjatë sulmeve të palestinezëve kanë të drejtë për dëmshpërblim nga Irani dhe Siria, sepse ato vende kanë siguruar "mbështetje materiale" për organizatën ekstremiste Hamas dhe grupet palestineze Xhihadi Islamik. 

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Gjykatësi Rendolf D. Mos në Gjykatën e Qarkut në qarkun e Kolumbisë vendosi se amerikanët e lënduar apo të vrarë gjatë sulmeve të palestinezëve kanë të drejtë për dëmshpërblim nga Irani dhe Siria, sepse ato vende kanë siguruar “mbështetje materiale” për organizatën ekstremiste Hamas dhe grupet palestineze Xhihadi Islamik.

Gjykata ende nuk e ka përcaktuar lartësinë e dëmshpërblimit.

Siria, Irani dhe Ministria iraniane e Punëve të Jashtme janë theksuar si të akuzuar, por nuk kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Gjykatat amerikane edhe paraprakisht e kanë urdhëruar Qeverinë e Iranit të paguajë qindra milionë dollarë për familjet amerikane, të cilët janë vrarë nga ekstremistët palestinezë, por, pagesa nuk është realizuar sepse Irani dhe SHBA-ja nuk kanë marrëdhënie diplomatike. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close