BotëBotë.Portal

Iraku emëroi mandatarin për formimin e Qeverisë së re

 Shefi i Shërbimit Zbulues Kombëtar i Irakut, Mustafa al Kadimi sot është emëruar mandatar për përbërjen e qeverisë, kandidati i tretë për këtë muaj, sepse paraprakisht i propozuari u tërhoq në kushte të përplasjeve politike.

Bagdad, 9 prill 2020 (MIA) – Shefi i Shërbimit Zbulues Kombëtar i Irakut, Mustafa al Kadimi sot është emëruar mandatar për përbërjen e qeverisë, kandidati i tretë për këtë muaj, sepse paraprakisht i propozuari u tërhoq në kushte të përplasjeve politike.

Kandidatura e Adnan al Zurfi, kandidatit të dytë për mandatar për përbërjen e qeverisë, ishte kanosur në 48 orët e fundit, sepse partitë kryesore shiite janë mbledhur që ta mbështesin shefin e shërbimit zbulues Al Kadimi.

Al Zufri deklaroi se është përballur me rezistencë të madhe nga partitë politike kryesore irakiane, ndërsa në dorëheqjen theksoi shkaqe të brendshme dhe të jashtme të cilat e parandalojnë në kryerjen e detyrës mandatar.

Para tij u tërhoq edhe mandatari i parë i propozuar Abdul Mahdi, nën presion të protestave masive në vend.

Kadimi nga qershori i vitit 2016 është në pozitën shef i Shërbimit Zbulues Kombëtar në të cilin e ka emëruar ish kryeministri Hajdar al Abadi.

Sipas Kushtetutës së Irakut, ai ka 30 ditë ta prezantojë kabinetin e vet para Parlamentit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close