EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

IPI: Liria e mediave në Evropë është e rrezikuar gjatë kohës së pandemisë

Instituti ndërkombëtar për shtyp me qendër në Vjenë (IPI) në raportin e fundit thekson se qeveritë në "numër të madh shqetësues të vendeve evropiane ", veçanërisht në Evropën lindore dhe qendrore, e kanë përdorur krizën aktuale shëndetësore si justifikim për të kufizuar rrjedhën e lirë të informacionit. si dhe ndikimin në mediat e pavarura.

Vjenë, 10 prill 2020 (MIA) – Instituti ndërkombëtar për shtyp me qendër në Vjenë (IPI) në raportin e fundit thekson se qeveritë në “numër të madh shqetësues të vendeve evropiane “, veçanërisht në Evropën lindore dhe qendrore, e kanë përdorur krizën aktuale shëndetësore si justifikim për të kufizuar rrjedhën e lirë të informacionit. si dhe ndikimin në mediat e pavarura.

Në një hulumtim statistikor të rasteve të shkeljes së lirisë së mediave në rajone, IPI thekson se janë vërejtur tetë raste të arrestimeve ose padive ndaj gazetarëve, dy raste të kufizimit të qasjes në informacion, pesë raste të censurës, katër raste të rregullimit të rreptë, kur bëhet fjalë për lajm të rremë, si dhe nëntë raste të sulmeve verbale ose fizike – gjithsej 28 raste – më shumë se në çdo pjesë tjetër të botës.

Pas tyre pasojnë rajoni aziatik-paqesor me gjithsej 23 raste, Afrika me 19, Kontinenti amerikan me 14 dhe rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës veriore me 11 raste.

Sipas IPI, kërcënimet më serioze për lirinë e mediave deri tani janë identifikuar në Hungari dhe Rusi, ku përdoret pandemia për të forcuar kontrollin mbi informacionin.

IPI thekson se qeveria hungareze javën e kaluar miratoi ligj që i jep kryeministrit Viktor Orban kompetenca të reja, të jashtëzakonshme që i lejojnë atij të sundojë me ndihmën e dekreteve.

Me votat e shumicës së dy të tretave parlamentare sigurohet që nga partia “Fides” e Orbanit, gjendja e jashtëzakonshme në Hungari është zgjatur, ndërsa Orbani, tani, për kohë të pacaktuar, është e autorizuar të drejtojë vendin pa parlament, thuhet në raport.

Qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat më parë kanë pasur rezultate të dobëta në lirinë e mediave, kanë vendosur gjithashtu dënime të ashpra për “lajme të rreme” për koronavirusin, i cili e bart rrezikun e keqpërdorimit dhe ndërhyrjes në aftësinë e mediave për të informuar publikun, thuhet në raport.

Në vende tjera, sikur Serbia dhe Moldavia kanë kaluar në raportim të kontrolluar, duke imponuar kufizime në qasjen në informim dhe madje duke tentuar të ndalojnë artikuj që shprehin pikëpamjet e tyre, thonë nga IPI në raportin e tyre.

Në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq zbaton disa nga kufizimet më të rrepta të lidhura me koronavirusin në Evropë, qeveria ka kaluar në informim të centralizuar mbi virusin. Mes tyre ishte një dispozitë që dënon institucionet vendore për sigurimin e informacionit në media në lidhje me pandeminë koronavirus nëse nuk kanë “autorizim” nga Beogradi. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close