EvropëEvropë.Portal

Investime prej 218 miliardë euro në Arktik

Ministria për Zhvillim të Lindjes së Afërt ruse dhe Arktikut pret të investojë 218 miliardë euro në Arktik gjatë 15 viteve të ardhshme si rezultat i subvencioneve të siguruara me strategjinë për zhvillim në zonën arktike të Rusisë deri në vitin 2035, ka thënë zëvendësministri për zhvillim, Aleksandar Krutikov.

Moskë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Ministria për Zhvillim të Lindjes së Afërt ruse dhe Arktikut pret të investojë 218 miliardë euro në Arktik gjatë 15 viteve të ardhshme si rezultat i subvencioneve të siguruara me strategjinë për zhvillim në zonën arktike të Rusisë deri në vitin 2035, ka thënë zëvendësministri për zhvillim, Aleksandar Krutikov.

“Vetëm këto subvencione do të sigurojnë 218 miliardë euro investime private në Arktik në 15 vitet e ardhshme”, ka thënë Krutikov.

Sipas tij, strategjia dhe llogaritë për subvencionim që janë dorëzuar në Dumën shtetërore, tregojnë spektër të gjerë të lehtësimeve tatimore veçmas për prodhimin e mineraleve.

Krutikov ka thënë se tatimi për nxjerrjen e mineraleve do të sillet rreth pesë për qind në afat prej 15 vitesh, duke filluar nga prodhim i parë komercial.

Baza e politikës shtetërore të Rusisë në Arktik deri në vitin 2020 është e definuar me dokument nënshkruar në vitin 2008 nga ish presidenti i Federatës ruse, Dmitrij Medvedev.

Në fund të muajit nëntor, Ministri për Zhvillim të Lindjes së Afërt ruse dhe Artikut ka njoftuar se ka përfunduar puna e draft- strategjisë për zhvillim të zonës arktike ruse deri në vitin 2035. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close