0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Interi kërkon për Lautaron 90 milionë euro dhe një lojtar, oferta e fundit e Barcelonës ishte 60 milionë euro plus Vidal dhe Semedo

Kampioni spanjoll Barcelona nuk ka ndalur në tentimet për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Milano, 2 qershor 2020 (MIA) – Kampioni spanjoll Barcelona nuk ka ndalur në tentimet për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

“Zikaltërtit” janë gati të lirohen nga argjentinasi për 90 milionë euro plus një lojtar (me siguri, Junior Firpo).

Nga ana tjetër, oferta e fundit e klubit katalanas është 60 milionë euro plus Arturo Vidal dhe Nelson Semedo. Interi e refuzoi këtë ofertë, deklaroi gazetari Nikolo Skira.

Paraprakisht, u kuptua se Barcelona tashmë ka rënë dakord me agjentët e Lautaros për pagë prej 12 milionë euro në vit, plus shpërblime. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close