0_Sport,PortalFutboll

Interi hyn në luftë për Obamejangun

Sulmuesi i Arsenalit, Pjer-Emerik Obamejang mund ta vazhdojë karrierën në Inter, transmeton "Miror"

Milano, 2 janar 2020 (MIA) – Sulmuesi i Arsenalit, Pjer-Emerik Obamejang mund ta vazhdojë karrierën në Inter, transmeton “Miror”.

Klubi nga Milano është përfshirë në garën për lojtarin, ndërsa këtë e vërtetoi edhe Barcelona. “Transfermarket” e vlerëson vlerën e tij në 70 milionë euro.

Paraprakisht, ishte publikuar se 30 vjeçari, reprezentues i Gabonit, nuk dëshiron të luaj për Arsenalin për shkak të mungesës së konkurrencës.

Gjatë këtij sezoni, Obamejang ishte emëruar për kapiten të “topçinjve”. Marrëveshja e tij vlen deri në verën e vitit 2021. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close