0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Interi dhe Ajaksi nuk e kaluan fazën e grupeve në Ligën e kampionëve

Skuadrat e Interit dhe Ajaksit nuk arritën të plasohen në plejofin e Ligës së kampionëve, pasi mbrëmë në xhiron e fundit të fazës e grupeve dështuan kundrejt rivalëve të tyre

Milano, 11 dhjetor 2019 (MIA) – Skuadrat e Interit dhe Ajaksit nuk arritën të plasohen në plejofin e Ligës së kampionëve, pasi mbrëmë në xhiron e fundit të fazës e grupeve dështuan kundrejt rivalëve të tyre.

Rezultatet e ndeshjeve nga xhiroja e 6-të në elitën e Ligës së kampionëve të luajtur mbrëmë:

Lion – Lajpcig 2:2

Inter – Barcelona 1:2

Çellzi – Lil 2:1

Borusia Dortmund – Sllavia Pragë 2:1

Benfika – Zenit 3:0

Ajaks – Valencia 0:1

Salcburg – Liverpull 0:2

Napoli – Genk 4:0.

Pjesëmarrje në plejofin kanë siguruar: Liverpuli dhe Napoli (Grupi E), Barcelona dhe Borusia Dortmund (Grupi F), Lajpcigu dhe Lioni (Grupi G) Valencia dhe Çellzi (Grupi H). fab/

Таг
Back to top button
Close
Close