0_Maqedoni.PortalShoqëri

Intensivisht po ndërtohet penda “Konsko” deri më tani 60 për qind e ndërtimit ka përfunduar

Me ndërtimin e pendës "Konsko" do të sigurohet furnizimi i rregullt i ujit të pijshëm cilësor, ujitjes së tokës bujqësore, prodhimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të sigurojë ujë për shpëtim të liqenit të Dojranit. Diga do të sigurojë ujë për ujitje të 8,000 hektarëve tokë bujqësore, me çka zonat bujqësore të ujitura i rrit për pesë herë, theksoi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Sasho Potskov, ishin në lokacionin ku aktualisht po ndërtohet diga intensivisht.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Me ndërtimin e pendës “Konsko” do të sigurohet furnizimi i rregullt i ujit të pijshëm cilësor, ujitjes së tokës bujqësore, prodhimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të sigurojë ujë për shpëtim të liqenit të Dojranit. Diga do të sigurojë ujë për ujitje të 8,000 hektarëve tokë bujqësore, me çka zonat bujqësore të ujitura i rrit për pesë herë, theksoi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Sasho Potskov, ishin në lokacionin ku aktualisht po ndërtohet diga intensivisht.

Ndërtimi i digës filloi dy vjet më parë dhe deri më tani, sipas kontratës me kontraktorin, janë përfunduar rreth 60 përqind e ndërtimeve. Ndërtimi i plotë i pendës pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

“Vitet e fundit, ky ka qenë një problem i madh për fermerët dhe e ka rritur çmimin e produkteve bujqësore. Kjo pendë do t’i krijojë kushtet e nevojshme për zhvillimin shtesë të bujqësisë, rritjen e prodhimit të ushqimit me çmime të ulura dhe konkurruese”, theksoi Dimkovski.

Liqeni artificial në pendën “Konsko” që ndodhet pikërisht nën lokacionin rekreativ “Smërdliva Voda” në Kozhuf, vetëm 20 kilometra larg qytetit, paraqet një përmbajtje të re në ofertën lokale turistike të Gjevgjelisë.

“Për Komunën e Gjevgjelisë, kjo pendë ka një rëndësi të madhe, ujitje, zhvillim i turizmit, sigurim i ujit të pijshëm të pastër. Ky është investimi më i madh në 50 vitet e fundit në Komunën e Gjevgjelisë”, tha kryetari i komunës, Pockov.

Ky projekt kapital është financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga Programi i Zhvillimit Rural dhe nga buxheti për këtë qëllim janë ndarë 40 milionë euro. ls/ shk/

Back to top button
Close
Close