0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Instituti për Radiologji u furnizua me aparat të ri për tomografi kompjuterike

Instituti për Radiologji furnizoi aparat të ri për tomografi kompjuterike Simens Somatom Go.Up 64 slajsen. Ky aparat është furnizuar nga fundi i vitit 2019 me mjetet e institucionit në vlerë prej 10 milionë denarë.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Instituti për Radiologji furnizoi aparat të ri për tomografi kompjuterike Simens Somatom Go.Up 64 slajsen. Ky aparat është furnizuar nga fundi i vitit 2019 me mjetet e institucionit në vlerë prej 10 milionë denarë.

Aparati për tomografi të kompjuterizuar punon në dy turne, me pacientë të cilët kanë caktuar orar përmes sistemit elektronik kombëtar “Termini Im”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret se me aparatin e ri do të shkurtohet kohëzgjatja e kontrollit, me rezolutë më të mirë për rezultatet e marra dhe detektimin e ndryshimeve më të vogla.

“Kemi investuar në kapitalin njerëzor, furnizimin e ilaçeve të reja, si edhe në pajisje të re mjekësore për t’u mundësuar kushte më të mira për punë personelit mjekësor dhe mbrojtje shëndetësore cilësore pacientëve tanë. Jemi duke bërë kujdes maksimal për shëndet më të mirë për pacientët. Për momentin, në Institutin për Radiologji në funksion janë katër aparate për tomografi të kompjuterizuar, me çka në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar funksionimi i këtij institucioni shëndetësor publik”, potencoi Filipçe, informojnë nga pres shërbimi i Ministrisë. shk/

 

Back to top button
Close
Close