BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Inspektim në policinë sllovene pas informatave për kinse spiunazh të deputetëve dhe politikanëve

Inspektorë të udhëhequr nga Komisioneri për informacione, Mojca Prelesnik, kanë filluar një procedurë inspektimi në policinë sllovene për ta hetuar informacionin rreth spiunazhit të pretenduar dhe mbikëqyrjes së politikanëve dhe deputetëve

Lubjanw, 20 shkurt 2020 (MIA) – Inspektorë të udhëhequr nga Komisioneri për informacione, Mojca Prelesnik, kanë filluar një procedurë inspektimi në policinë sllovene për ta hetuar informacionin rreth spiunazhit të pretenduar dhe mbikëqyrjes së politikanëve dhe deputetëve.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, Plesnik tashmë e konfirmoi inspektimin, i cili vjen pas një kontrolli të papritur, gjithashtu mbi policinë të cilën e bëri Komisioni për Mbikëqyrje të Shërbimeve të Sigurisë dhe Inteligjencës (KNOVS).

Drejtoria e policisë së përgjithshme kumtoi se ata kanë filluar një hetim të brendshëm pas informacionit të pretenduar për spiunazh, ndërsa drejtoresha, Tatjana Bornar tha se ata kishin kontrolle të rregullta të brendshme mbi mënyrën e përdorimit të të dhënave personale të njerëzve.

Përndryshe, kontrolli i jashtëzakonshëm mbi policinë e bërë nga KNOVS ishte temë për një debat të ashpër politik në Slloveni. Kryeministri në largim, Majan Sharec kontrollin e përshkroi si defokusim nga hetimi për hyrjen e parave hungareze në Slloveni, ndërsa partia e Janshas, deputetët e të cilës kishin më së shumti kontroll mbi policinë, mendojnë se bëhet fjalë për të drejtën e tyre ligjore dhe detyrim për të kryer kontroll mbi punën e policisë. ls/fab

Back to top button
Close
Close