Lajme nga komunatShkup

Infrastrukturë e re për biçikleta në Shkup

Qyteti i Shkupit këtë vit Ditën Botërore të çiklistëve e priti duke u ballafaquar me sfidat e pandemisë globale të koronavirusit, e cila e ka bërë çiklizmin mjetin më të sigurt të transportit.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Qyteti i Shkupit këtë vit Ditën Botërore të çiklistëve e priti duke u ballafaquar me sfidat e pandemisë globale të koronavirusit, e cila e ka bërë çiklizmin mjetin më të sigurt të transportit.

Autoritetet e qytetit informojnë se thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave për banorët e Shkupit është duke u zhvilluar, të cilën Qyteti e ka shpallur për disa vite me radhë. Fondet që do t’i subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në shumë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3,000 denarë për person.

“Këtë vit interesi për blerjen e biçikletave është rritur në mënyrë drastike, veçanërisht pas paraqitjes së epidemisë së koronavirusit, e cila dëshmohet nga fakti se vetëm në ditën e parë të shpalljes së thirrjes publike janë dorëzuar 696 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikletat e blera. Interesi i shtuar dhe respektimi i distancës fizike mes qytetarëve që kanë aplikuar ka rezultuar në formimin e një radhe më të gjatë se 200 metra rreth selisë së qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Deri në fund të ditës së sotme, janë paraqitur gjithsej 2,173 aplikime nga qytetarët për subvencione për biçikleta të blera dhe 191 kërkesa për monopatina të blera. Autoritetet e qytetit po i inkurajojnë qytetarët që janë të interesuar të bëjnë kërkesë për subvencione, ta bëjnë këtë edhe gjatë ditës së nesërme.

Qyteti i Shkupit informon se në dy vitet e kaluara e ka intensifikuar ndërtimin e ri dhe rindërtimin e infrastrukturës ekzistuese të biçikletave, e cila rezultoi në një mesatare vjetore prej rreth 14 km korsi të ndërtuara dhe të rindërtuara të biçikletave.

Autoritetet e qytetit thonë se janë duke e ndjekur shembullin e disa kryeqyteteve botërore, të cilët, në përgjigje të epidemisë, po punojnë për t’i motivuar qytetarët që ta përdorin ecjen dhe çiklizmin më shumë si forma më të shëndetshme të lëvizjes sesa makinat dhe transportin publik.

Qyteti i Shkupit kumtoi se në këtë moment po punohet në ndërtimin e korsive të biçikletave në në rrugët “Shën Ciril dhe Metodi ”dhe” 4 Korriku “, ndërsa korsi biçikletash po ndërtohen në bulevardet “ASNOM” dhe “Kiro Gligorov” dhe rrugën “Bllagoja Stefkovski”.

Qyteti i Shkupit informon se në periudhën e ardhshme do t’i vazhdojë aktivitetet intensive që synojnë zhvillimin e ri dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të biçikletave, duke ofruar zgjidhje praktike të trafikut që i motivojnë qytetarët që ta përdorin biçikletën si mjet transporti në mënyrë që të arrihet lëvizshmëri e qëndrueshme urbane në plan afatgjatë. ls/shk/

Back to top button
Close
Close