BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Infektohen me Kovid-19 dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, kërkohet seancat të mbahen onlajn

Lidhja Demokratike e Kosovës  në pushtet (LDK) në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar ndryshim të rregullores kuvendore,  me qëllim që t'u mundësojë  deputetëve mbajtja e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë, 13 korrik 2020 (MIA) – Lidhja Demokratike e Kosovës  në pushtet (LDK) në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar ndryshim të rregullores kuvendore,  me qëllim që t’u mundësojë  deputetëve mbajtja e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në emër të grupit të deputetëve të LDK-së propozimin e parashtroi  deputetja Besa Gaxherri, duke theksuar se deri më tani janë konfirmuar dhjetë anëtarë të Kuvendit të infektuar me koronavirusin e ri.

Ajo shfaqi  bindje se midis parlamentarëve ka edhe shumë të tjerë, krahas rasteve të konfirmuara, të cilët janë të sëmurë me Kovid-19.

“Kërkojmë të takohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që seanca të mbahet nga largësia për ndonjë afat të caktuar kohor”, Gaxherri, duke kërkuar që ky vendim të merret që në seancën e sotme.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se çështjen e njëjtë e ka ngritur që nga muaji mars, kur janë paraqitur rastet e para të të infektuarve, por kjo është e nevojshme të ndryshohet Rregullorja, për çfarë nevojitet konsensus nga grupet e deputetëve.

Kryetari i grupit të deputetëve të Vetëvendosjes opozitare (VV), Rexhep Selimi tha se partia e tij  nuk mund të japë  mbështetje të kërkesës  që kjo pikë të futet në rend të ditës.

“Ne me të drejtë kemi rezervat tona lidhur me motivet e kësaj nisme. Gjithsesi ne do të donim që Kuvendi të ishte funksional, por kjo nismë nuk është një nismë për t’u keqpërdorur. Ne si grup parlamentar kemi nevojë për më tepër konsulta para se të japim mendim”, ka  thënë Selimi.

Se nevojitet të gjendet zgjidhje për mbajtjen e seancave onlajn në gjendje kur vazhdimisht po rritet numri i të infektuarve nga pandemia, u prononcuan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (Nisma) në pushtet, si dhe Partia Demokratike opozitare e Kosovës (PDK).

Kryetarja e Kuvendit Osmani kërkoi nga grupet e deputetëve të parashtrojnë propozimet e tyre në seancën e ardhshme, e cila është caktuar për të mërkurën, më 15 korrik. ia/ar/

 

 

Back to top button
Close
Close