BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Infektohen me koronavirus 243 refugjatë dhe emigrantë në Lezbos, regjistrohen tetë raste edhe në Sveta Gorë

Nga 7.064  teste të bëra të refugjatëve dhe emigrantëve gjatë akomodimit të tyre në kapin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lezbos, në periudhën nga 12 deri më 20 shtator, janë konfirmuar 234 raste pozitive me Kovid-19, ndërsa janë testuar edhe 40 të punësuar në organizata joqeveritare dhe 120 policë, rezultate e të cilëve janë negativë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 shtator 2020 (MIA) – Nga 7.064  teste të bëra të refugjatëve dhe emigrantëve gjatë akomodimit të tyre në kapin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lezbos, në periudhën nga 12 deri më 20 shtator, janë konfirmuar 234 raste pozitive me Kovid-19, ndërsa janë testuar edhe 40 të punësuar në organizata joqeveritare dhe 120 policë, rezultate e të cilëve janë negativë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë kumtuan se nga rastet pozitive të refugjatëve dhe emigrantëve, 52,7 për qind janë burra, ndërsa mosha e tyre mesatare është 24 vjeç.

Paralelisht, sipas mediave greke, janë konfirmuar edhe të paktën tetë raste me Kovid-19 në Sveta Gorë, ndërsa manastiri konkret menjëherë është vendosur në karantinë.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios pecasi, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke folur për pandeminë, tha se Greqia edhe më tej ka pasqyrë më të mirë epidemiologjike në krahasim me vendet e e tjera, por megjithatë, në periudhën e kaluar ka rritje të numrit të rasteve, por theksoi se gjendja është shqetësuese në rajonin më të gjerë të Athinë. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close