EvropëEvropë.Portal

“Indipendent”: Putin refuzon ta urojë presidentin e ri të Ukrainës

Presidenti rus, Vlladimir Putin refuzon t'ia urojë shefit të ri të shtetit të Ukrainës, Volodimir Zelenski fitoren e tij bindëse në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, publikoi "Independenti" londinez.

Moskë, 22 prill 2019 (MIA) – Presidenti rus, Vlladimir Putin refuzon t’ia urojë shefit të ri të shtetit të Ukrainës, Volodimir Zelenski fitoren e tij bindëse në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, publikoi “Independenti” londinez.

Gazeta i referohet një deklarate të zëdhënësit të Putinit, Demitrij Peskov i cili theksoi se tani për tani “akoma është herët të flitet për urimet për zotin Zelenski” ose të komentohet perspektiva për bashkëpunimin e ardhshëm midis Moskës dhe Kievit.

“Ne i respektojmë zgjedhjet në Ukrainë, aq më shumë që vendimi i njerëzve ishte shumë i qartë. Por, legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve akoma është nën pikëpyetje, pasi 3,5 milionë njerëz nuk kanë mundur të votojnë”, deklaroi Peskov, duke aluduar për banorët e rajonit lindor ukrainas Donbas, që është nën kontrollin e separatistëve lokal prorusë. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close