BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Indija sërish vendos lëvizje të kufizuar, pothuajse një milionë persona të infektuar

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi është pothuajse një milionë, ndërsa në 24 orët e fundit ka 29.429 të infektuar të rinj, për shkak se autoritetet në dhjetëra shtete federale sërish vendosën masa për kufizim të lëvizjes.

Nju Delhi, 15 korrik 2020 (MIA) – Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi është pothuajse një milionë, ndërsa në 24 orët e fundit ka 29.429 të infektuar të rinj, për shkak se autoritetet në dhjetëra shtete federale sërish vendosën masa për kufizim të lëvizjes.

Nga fillimi i epidemisë janë infektuar 936.118 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë sot kumtoi se nga Kovid-19 jetën e kanë humbur 582 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave arrin 24.309.

Kufizimi dyjavor i lëvizjes prej sot është vendosur në shtetin lindor Bihar, ku jetojnë 2,5 milionë punëtorë të cilët kanë punuar në pjesë tjera të vendit, ndërsa për shkak të pandemisë ata janë pushuar nga puna dhe janë kthyer në shtëpi, që kontribuoi për përhapjen e infeksionit.

Për një javë do të kufizohet lëvizja në Qendrën teknologjike në Bangalop, ku gjendet selia e “Majkrosoftit”, “Epëll” dhe “Amazon”.

Ministri indian i Shëndetësisë, Harsh Vardan deklaroi se kulmi i infektimit në pjesë të ndryshme të vendit pritet në periudha të ndryshme.

Ai shtoi se më shumë se 280.000 njerëz po testohen çdo ditë në Indi, ndërsa deri më tani janë testuar pothuajse 12 milionë. b

Таг
Back to top button
Close
Close