BotëBotë.PortalSvet.Slajder

India i ka lehtësuar masat edhe krahas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19

Qeveria e Indisë i ka prezantuar planet për lehtësimin e mëtejshëm të masave të izolimit, edhe pse vendi ka regjistruar rekord të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Nju-Delhi, 31 maj 2020 (MIA) – Qeveria e Indisë i ka prezantuar planet për lehtësimin e mëtejshëm të masave të izolimit, edhe pse vendi ka regjistruar rekord të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe vendet e lutjes do të lejohet të rihapen më shumë zona, në kuadër të fazës së parë të lehtësimit të kufizimeve.

Disa javë më vonë, me mundësi në korrik, shkollat dhe kolegjet do të kenë mundësi të rikthejnë mësimet.

Megjithatë, zonat me numër të madh të të infektuarve me sëmundjen Kovid-19, që shkakton koronavirusi, do të mbesin në izolim të plotë.

Ky plan është prezantuar pasi India ka regjistruar një rekord të numrit të të infektuarve me këtë virus brenda një ditë, me afërsisht 8.000 të infektuar.

India në përgjithësi ka regjistruar rreth 174.500 persona të infektuar, prej tyre 5.000 kanë vdekur, mirëpo megjithatë kombi indian prej 1.3 miliardë banorësh është goditur më pak sesa shumë vende tjera nga ky virus.

Autoritetet kanë marrë vendime për izolim më shumë se dy muaj më parë, prej kur janë konfirmuar rastet e para.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se vendimi për izolim ka parandaluar vdekjen e 37.000 deri në 78.000 personave. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close