BotëBotë.Portal

India i ka ekzekutuar katër burra për shkak të përdhunimit dhe vrasjes

India zbatoi dënime me vdekje me varje  për katër burra, të dënuar për pëdhunim dhe vrasje të një gruaje të re në një autobus  në Nju-Delhi në vitin 2012.

Nju Delhi, 20 mars 2020 (MIA) – India zbatoi dënime me vdekje me varje  për katër burra, të dënuar për pëdhunim dhe vrasje të një gruaje të re në një autobus  në Nju-Delhi në vitin 2012.

Të dënuarit janë ekzekutuar herët në mëngjes, në burgun Tihar në Nju-Delhi.

Qindra policë ishin sistemuar para burgut që t’i mbajnë nën kontroll  njerëzit të cilët erdhën për ta festuar zbatimin e dënimeve me vdekje.  Një pjesë e  e njerëzve të  mbledhur kanë mbajtur transparenta  në të cilat shkruante “Drejtësi për gratë” dhe “Varni fajtorët”.

Grupi i burrave e ka përdhunuar  studenten 23 vjeçare, pas së cilës e kanë rrahur dhe e kanë hedhur nga autobusi. Ajo  në spital u është nënshtruar lëndimeve. sa/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close