BotëBotë.PortalSvet.Slajder

India e kaloi Brazilin sipas numrit të të infektuarve me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara, India e kaloi Brazilin sipas numrit të personave të infektuar me koronavirus dhe tani gjendet në vendin e dytë në botë, si vend më i përfshirë nga pandemia, pas SHBA-së, njoftuan agjencitë botërore.

Nju-Delhi, 7 shtator 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të kaluara, India e kaloi Brazilin sipas numrit të personave të infektuar me koronavirus dhe tani gjendet në vendin e dytë në botë, si vend më i përfshirë nga pandemia, pas SHBA-së, njoftuan agjencitë botërore.

Deri në këtë moment në Indi janë regjistruar 4.200.000 persona të infektuar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, në krahasim me 4.120.000 në Brazil dhe 6.250.000 në SHBA.

Në Indi tani ka 71.642 raste të vdekjes nga Kovid-19, që është më pak se rastet e vdekjes në Brazil dhe SHBA.

Shumë ekspertë vërejnë se India nuk teston mjaftë njerëz dhe se numrat reale ndoshta janë shumë më të larta. bsh/

Back to top button
Close
Close