BotëBotë.Portal

Indi: Vriten katër burra të dyshuar për vrasje dhe përdhunim në grup

Policia e Indisë, njoftoi se sot katër burra të dyshuar për përdhunim dhe vrasje të një gruaje në jug të Indisë, kanë qenë të vrarë gjatë rikonstruimit të krimit.

Shadnagar, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Policia e Indisë, njoftoi se sot katër burra të dyshuar për përdhunim dhe vrasje të një gruaje në jug të Indisë, kanë qenë të vrarë gjatë rikonstruimit të krimit.

Katër të vrarit kanë qenë në paraburgim dhe zyrtarisht nuk janë akuzuar për asnjë vepër penale.

Në vendin e krimit ata janë dërguar herët në mëngjes, ku është dyshuar për dhunë dhe vrasje, si dhe vendin ku trupi i viktimës është djegur në largësi prej një kilometër nga vendi i ngjarjes. Të dhënat në fjalë u publikuan nga komisari i policisë në Hiberabada V.C Sanxhar. Ai në një deklaratë për Bi-Bi-Si, ka sqaruar se policia në vendngjarje i ka dërguar të dyshuarit për të rikonstruar atë se çka ka ndodh.

“Policia ka shtënë ndaj tyre kur ata kanë tentuar t’i grabisin revolet e oficerëve dhe të ikin”, tha ai, me çka shtoi se dy policë janë lënduar.

Ndryshe, trupi i viktimës 27-të vjeçare është zbuluar javën e kaluar dhe ky incident shkaktoi revoltë gjithandej Indisë, për shkak gjoja jo policinë aktive. oxh/

 

Back to top button
Close
Close