• вторник, 24 септември 2024

Tërmet me epiqendër në rajonin e Shkupit

Tërmet me epiqendër në rajonin e Shkupit

 Shkup, 23 shtator 2024 (MIA)  - Tërmet me magnitudë lokale 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në rajonin e Shkupit është regjistruar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në orën 02:02 të mëngjesit të sotëm.

 "Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane", informojnë nga Observatori Sizmologjik.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан