• петок, 27 септември 2024

Prezantim dhe debat prë draft versionet e programeve kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore

Prezantim dhe debat prë draft versionet e programeve kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Programi për arsimin e lartë pa mëdyshje thekson se nevojiten kushte më të mira për mëesim, angazhim më i madh i kuadrit mësimos dhe shkencor, më shumë financa dhe formulë e re financimi dhe sigurisht, ndërhyrje në rregullatoren ligjore. Bordit për akreditim dhe Bordi për vlerësim duhet të funksionojnë siç duhet, që të sigurojnë racionalizimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë e ka theksuar ministrja Vesna Janevska në prezantimin dhe debatin për draft-versionet e programeve kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore, të përpunuara nga Këshillit kombëtar për veprimtari të arsimit të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore.

"Aktorë kryesorë në ndryshimet e përgjithshme duhet të jenë studentët, prandaj më vjen mirë që programi i propozuar për arsimin e lartë i referohet mënyrës së organizimit të tyre, standardit të studentëve, si dhe mobilitetit të studentëve", deklaroi ministrja.

Sa i përket shkencës dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore, Janevska theksoi se shteti deri më tani nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për shkencën.

"Deri më tani, vetëm 0,3 për qind e PBB-së është ndarë për infrastrukturën kërkimore-shkencore, stafin kërkimor-shkencor dhe projektet. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe do të them se kjo qeveri planifikon që gradualisht ta rrisë buxhetin për shkencën në 1 për qind të PBB-së", theksoi Janevska.

Ajo theksoi se të gjithë aktorët duhet të bëjnë përpjekje për lidhje më të madhe të shkencës dhe komunitetit të biznesit, "sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përshpejtohet zhvillimi teknologjik dhe të krijohen inovacione".

"Duke shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët e Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për punën e bërë në përgatitjen e këtyre dy dokumenteve strategjike, Janevska theksoi se ato janë një lloj udhërrëfyesi për krijimin e politikave të ardhshme për modernizimin e arsimit të lartë dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend", informoi MASH. 

Në prezantimin e propozim-programeve, morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore, prof. dr. Gordana Lazhetik, rektore e UKIM, prof. dr. Biljana Angelova, dekan në Fakultetin e shkencave bujqësore dhe ushqim, prof. dr. Mile Markoski, anëtarët e Këshillit kombëtar, si dhe profesorë, asistentë dhe studentë. ls/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

 

 

 

Остани поврзан