• среда, 25 септември 2024

Ministria e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj do të punojnë në tejkalimin e poblemeve në gjyqësor

Ministria e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj do të punojnë në tejkalimin e poblemeve në gjyqësor

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Marcia Palota, oficere e projektit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e  ligjit".

 Me këtë, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, do të inkurajohet  besimi i qytetarëve përmes vendosjes së një sistemi gjyqësor  që do të jetë themeli i një shoqërie të drejtë.

 Projekti siguron mbështetjen e nevojshme eksperte për Ministrinë për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit Sektorial për Gjyqësorin 2024-2028, si dhe aktivitete të tjera, ndërsa janë në drejtim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore.

 

"Është e paraparë që gjatë muajve të ardhshme të fillohet me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit për Ndjekjen e Strategjisë. Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe politikës kundër korrupsionit do të jetë e nevojshme avancimi i digjitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe atyre gjyqësore", thuhet në njoftim.

 E gjitha kjo, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, do t'i ndihmojë vendit tonë të ndërtojë sistem më të mirë ligjor, të përparojë drejtë integrimit në BE dhe të sigurohet se reformat janë të qëndrueshme në afat të gjatë. qa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

Остани поврзан